Atentati ndaj prokurorit Ndoja, SPAK jep detajet e operacionit, zbardh rolet e të gjithë të akuzuarve si pjesëmarrës

Nga A2 CNN
20 Janar 2023, 12:56 | Kronikë

SPAK ka dhënë detaje lidhur me operacionin e zhvilluar këtë të premte në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku u arrestuan 5 persona dhe u shpallën në kërkim 4 të tjerë si të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në nëntor 2019.

Nga atentati gjeti vdekjen në spital shtetasi Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, ndërsa ai vetë dhe Aleksandër Laho mbetën të plagosur.

Për këtë ngjarje janë arrestuar më parë dhe janë marrë të pandehur Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, dhe ndaj tyre aktualisht po vijon gjykimi pranë Gjykatës së Posaçme, ndërsa janë veçuar aktet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

Të arrestuar

Bashkim Haxhija, 54 vjeç

Marsel Deçkaj, 38 vjeç

Genti Ndërjaku, alias Kili Ndërjaku, 40 vjeç

Endrit Sinani, 29 vjeç

Juljan Pjetri, 45 vjeç

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë, mes tyre edhe Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe.

https://youtu.be/V9ovKD48DjY

Sipas SPAK, Dervishaj, Meçe dhe shtetasi tjetër i shpallur në kërkim me iniciale A.SH, kanë qenë bashkëpunëtorë të të pandehurve Redian Rraja dhe Ariol Halilaj, pasi ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se kanë marrë pjesë në atentat.

“Hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur identifikimin edhe të disa subjekteve të tjerë, të cilët kanë marrë pjesë si para ashtu dhe pas ngjarjes së datës 01.11.2019, periudha gjatë të cilave subjektet e dyshuar kanë ndërmarrë një sërë veprimesh për konsumimin e veprave penale.

Më konkretisht, gjatë hetimit janë grumbulluar prova të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasit P. D., E. S.,  J. M. A. SH., R. RR. Etj., kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga nenet 80, 333/a/2 dhe 334 të Kodit Penal, në dëm të shtetasve Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi)

Gjithashtu, provat e mbledhura gjatë hetimit kanë krijuar dyshimin e arsyeshëm se shtetasit Dervishaj, Meçe, Haxhija, Ndërjaku, Ramazan Rraja, Ariol Halilaj, Juljan Pjetri dhe Marsel Deçkaj, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Deklarata e SPAK për mediat

SPAK thotë se hetimet e këtij procedimi penal janë drejtuar nga 2 prokurorët e çështjes dhe veprimet hetimore janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit dhe administrimin e disa prej akteve nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës gjyqësore ndërkombëtare në fushën penale.

https://a2news.com/2023/01/20/atentati-ndaj-prokurorit-arian-ndoja-5-te-arrestuar-dhe-4-te-shpallur-ne-kerkim/
https://a2news.com/2019/11/01/kush-eshte-arjan-ndoja-prokurori-qe-u-qellua-me-arme-ne-durres/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi