Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 39%
  • Tre herë në javë 22%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 33%

Babai me probleme mendore vret dy djemtë 10 dhe 13 vjeç e shkon në Polici: I dërgova në parajsë!

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 09:17 | Bota

Një tragjedi e rëndë në familje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kocaeli të Turqisë, ku një burrë, i idenfitikuar si Murat R., është paraqitur papritur në komisariatin e policisë së zonës, duke iu drejtuar policëve të shërbimit: “Fëmijët i dërgova në parajsë, tani erdha këtu”.

Duke parë sjelljet e tij të çuditshme, fillimisht policët dyshuan në atë që ai tha dhe për verifikim u nisën drejt banesës së personit në fjalë, ku fatkeqësisht zbuluan tragjedinë. Ata gjetën dy djemtë e autorit, 13-vjeçarin Yağmur R. dhe 10-vjeçarin Emre R., të masakruar në krevat.

Autori dyshohej se ishte i paqëndrueshëm mendërisht, ndërsa u ndalua menjëherë nga policia. Në trupat e dy vëllezërve që humbën jetën nuk u gjetën plagë apo shenja sulmi, duke ngritur edhe më tej dyshimet për ngjarjen.

Policia nisi hetimet përkatëse për ngjarjen, ndërsa trupat e djemve të pajetë u dërguan në morg për kryerjen e autopsisë, që do të çojë në zbulimin e shkakut të vërtetë të vdekjes së tyre.

https://a2news.com/2023/03/21/arrestohet-nena-monster-vrau-foshnjen-1-vjec-dhe-plagosi-rende-djalin-4-vjecar/
https://a2news.com/2023/01/06/postieri-vret-vogelushin-18-muajsh-se-e-irritoi-e-peson-edhe-nena-e-djalit-per-dhune-mizore/
https://a2news.com/2022/05/05/e-kishte-burrin-xheloz-gruaja-vret-4-femijet-e-saj/
https://a2news.com/2020/12/05/babai-vret-foshnjen-pasi-e-qara-po-e-bezdiste-kur-po-luante-video-loje/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi