Sondazh: Sa prezent është aktiviteti fizik në përditshmërinë tuaj?
  • Çdo ditë 38%
  • Tre herë në javë 25%
  • Vetëm në fundjavë 6%
  • Asnjëherë 31%

Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë

Nga A2 CNN
23 Mars 2023, 07:52 | Bota
Tjetër tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë

Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar në orët e fundit në brigjet tuniziane, pas përmbytjes së një varke.

Nga raportimet paraprake bëhet me dije se 5 persona nga Afrika sub-saharaniane kanë humbur jetën, ndërkohë që 28 të tjerë janë shpallur të humbur.

Mbytja e varkës mendohet të jetë shkaktuar nga numri i madh i personave që udhëtonin brenda saj dhe që kishin destinacion Europën.

Mjeti lundrues mendohet të jetë nisur nga Sfax, teksa pjesa më e madhe e emigrantëve ishte nga Bregu i Fildishtë.

Mbytja e anijes pranë Tunizisë është e fundit në një varg tragjedish në rrugën qendrore të Mesdheut, e cila konsiderohet si më vdekjeprurësja në botë.

Vetëm një muaj më parë, presidenti tunizian Kais Saied mbajti një fjalim kundër migrantëve nga Afrika Sub-Sahariane që dynden në Tunizi, përpara se të përpiqeshin të kalonin në Evropë, duke i akuzuar ata për shkaktimin e një vale krimi.

Komentet e tij shkaktuan një valë dhune kundër emigrantëve dhe pronarëve të tokave, të cilët nga frika e gjobave, dëbuan qindra njerëz, të cilët tani janë duke qëndruar në çadra në rrugët e kryeqytetit.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi