Trupat amerikane dhe ato koreano-jugore realizuan një stërvitje të përbashkët të mërkurën, si pjesë e një serie stërvitjesh të quajtur “Mburoja e lirisë”.
Në Pocheon, në veri të Seulit, fokusi ishin ushtrimet me kundërajroret M777 Howitzer, tanket K1A1 dhe mjetet e blinduara Stryker.
Stërvitja u krye më pak se 30 km larg kufirit me Korenë e Veriut.
“Mburoja e lirisë” ka nisur në 13 mars, si kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve në rritje të Koresë së Veriut. (A2 Televizion)