Basha i hoqi kompetencat, Bardhi i përgjigjet me shprehjen e Dostojevskit

Nga A2 CNN
2 Shtator 2023, 11:55 | Politikë
Basha i hoqi kompetencat, Bardhi i përgjigjet me shprehjen e Dostojevskit

Me statusin e miratuar ditën e sotme nga Këshilli Kombëtar i Lulim Bashës, Gazment Bardhi nuk është më kryetar grupi. Mirëpo, ky i fundit nuk i ka kursyer një përgjigje për kryedemorkatin, dikur aleatë, e sot kundërshtarë. Bardhi ka zgjedhur që t’i përgjigjet Bashës me një citim nga Fjodor Dostojevski.

“Të jetosh në deziluzion, është fatkeqësi personale. Të mashtrosh me vetëdije të tjerët dhe mbi të gjitha veten, për të disatën herë, është e pafalshme”, shkruan Bardhi.

Në nenin 48, pika 3 të statutit të ndryshuar, propozohet që kur Partia Demokratike të jetë në opozitë, kryetari i grupit Parlamentar të jetë vetë kryetari i Partisë. Pra Basha, “i ka bërë dalje” Gazment Bardhit, i cili i ka dalë kundër dhe kompetencat ia ka kaluar vetes.

“Kur PDSH nuk është shumicë qeverisëse, Kryetari i Partisë është edhe Kryetar i Grupit Parlamentar. Kryetari i Partisë, me autorizim të tij, mund të caktojë një prej Nënkryetarëve të Partisë për të drejtuar Grupin Parlamentar”, thuhet në draft. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos