Lulzim Basha kandidon për herë të katërt për kryetar të Partisë Demokratike. Zhvillimi i këtyre zgjedhjeve vjen në një kohë kur situata brenda kësaj force politike është drejt përçarjes totale, ku në njërën anë Basha pret të rimarrë spaletat e kryetarit të Partisë, ndërsa në anën tjetër, Gazmend Bardhi pretendon anulimin e këtij procesi dhe mosnjohjen e rezultatit. (A2 Televizion)