Kryetari i rikonfirmuar i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me drejtuesit politikë të kësaj force politike në Qarkun e Durrësit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, përbri fotove nga ky takim, Basha shkruan se modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, e intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm është prioriteti i punës së tij.
“Me drejtuesit politikë të Qarkut të Durrësit nisëm punën për riorganizimin e Partisë Demokratike. Modernizimi, hapja, përfshirja e sa më shumë të rinjve dhe të rejave, e intelektualëve dhe specialistëve të ndershëm, janë prioriteti ynë për t’u dhënë shqiptarëve një alternativë që reflekton ambiciet e tyre për një ndryshim të vërtetë.” (A2 Televizion)
Lulzim Basha në Facebook