Bilanci i pandemisë, në spitalin COVID-3 po merr trajtim vetëm një pacient

Nga A2 CNN
2 Dhjetor 2022, 19:32 | Aktualitet
Bilanci i pandemisë, në spitalin COVID-3 po merr trajtim vetëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë të rinj me koronavirus në 639 testime, ndërsa 8 janë shëruar.

Ndërkohë, janë 152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, dhe aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim vetëm 1 pacient, dhe nuk ka asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit.

Deklarata e Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 639 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 21 qytetarë, në Bashkitë:

11 në Tiranë,  nga 2 qytetarë në Durrës, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 qytetarë në Fier, Përmet, Tepelenë, Elbasan.

Janë 152 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 1 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 8 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,521 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 2 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore                21

Të shëruar në 24 orë             8

Të shtruar në spitale             1

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       639

Testime totale                   2,009,897

Raste pozitive                      332,267

Raste të shëruara                  328,521

Raste Aktive                             152

Humbje jete                              3,594 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos