Bill Gates tregon pse i frikësohet inteligjencës artificiale

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 10:15 | Teknologji
Bill Gates tregon pse i frikësohet inteligjencës artificiale

Bill Gates ka treguar frikën që ka në lidhje me inteligjencën artificiale. Bashkëthemeluesi i Microsoft thekson se kjo teknologji është thelbësore në ndryshimin e jetës sonë, por e tmerron ideja që një “njeri i keq” mund ta përvetësojë.

“Të gjithë kemi frikë se një njeri i keq mund ta bëjë të vetën”, tha Gates në një intervistë për “ABC News”.

Por, nga ana tjetër, Gates nuk është pro ndalimit të zhvillimit të teknologjive të ngjashme me ChatGPT.

“Nëse u thuhet ndal njerëzve të mirë, ndërkohë që të këqinjtë vazhdojnë punën, thjesht po i bëjmë dëm vetes”, shpjegoi Bill Gates, i cili nënvizoi se aq sa të habit për gjërat që bën, inteligjenca artificiale aq edhe të çudit për limitet që ka.

Gjithsesi, sipas Bill Gates, të mirat e inteligjencës artificiale janë më shumë sesa të këqijat.

https://a2news.com/2023/03/23/bill-gates-tregon-teknologjine-qe-do-te-revolucionarizoje-boten/
https://a2news.com/2023/05/05/parashikimi-i-zymte-i-stephen-hawking-mbi-inteligjencen-artificiale/
https://a2news.com/2023/05/02/kumbari-i-inteligjences-artificiale-paralajmeron-rreziqet-po-behet-me-e-zgjuar-se-ne/
https://a2news.com/2023/05/05/urdher-nga-shtepia-e-bardhe-te-mbrohet-njerezimi-nga-inteligjenca-artificiale/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani