Google ka zbuluar një përditësim të rëndësishëm që sinjalizon “fillimin e fundit” të përdorimit të fjalëkalimeve për të aksesuar llogaritë në Gmail.
Gjiganti i motorëve të kërkimit ka filluar që të përdorë teknologjinë e “çelësave” që do të lejojë miliarda përdorues që të logohen në uebsajte dhe aplikacione në të njëjtën mënyrë siç shkyçin një pajisje, me shenja të gishtave, skanimin e fytyrës apo me anë të një PIN-i që mund të verifikojë identitetin e tyre.
Pritet që kjo mënyrë e re logimi të zëvendësojë me kalimin e kohës fjalëkalimet, edhe pse mund të duhet edhe ca kohë përpara se kjo të ndodhë, pasi teknologjia që po përdoret është ende në hapa të hershme.
Ekspertët thonë se kjo teknologji e re do t’u krijojë njerëzve mundësinë që t’i përdorin sa më pak fjalëkalimet nëpër pajisje të ndryshme.
Kjo do të parandalojë po ashtu nevojën për t’u loguar nëpër llogari në çdo pajisje të re duke përdorur fjalëkalime që janë lehtësisht të zbërthyeshme.
Kjo teknologji është përdorur në iOS16 për pajisjet Apple dhe versionet më të fundit të MacOS, kurse Microsoft e përdor si metode nëpërmjet një aplikacioni autentifikimi. (A2 Televizion)