All - Paragraf - 1
Eklipsi penumbral i Hënës do të ndodhë të premten, më 5 maj 2023, i cili do të arrijë kulmin rreth orës 19:22 me orën tonë, kur Hëna të largohet nga hija e Tokës.
Një eklips penumbral ndodh kur hëna kalon përmes pjesës së jashtme të hijes së Tokës. Gjatë eklipsit, Hëna errësohet pak, por jo plotësisht si në një eklips total.
All - Paragraf - 3
Eklipsi do të jetë i dukshëm në Afrikë, Azi, Australi dhe pjesë të mëdha të Evropës. Sipas faqes “Time and Date” në vendin tonë, eklipsi hënor do të jetë pjesërisht i dukshëm nga ora 19:50.
Eklipsi i majit do të jetë i pari nga dy që presim për vitin 2023. Eklipsi tjetër hënor do të ndodhë më 28 tetor 2023 dhe do të jetë një eklips i pjesshëm që do të jetë i dukshëm kryesisht në Afrikë, Evropë dhe Azi. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2