Një trëndafil për Enrikun, miqtë mblidhen për të kujtuar gazetarin e ndjerë

Nga Edi Ruçi
22 Korrik 2026, 10:40 | Aktualitet

Një trëndafil për Enrikun, miqtë mblidhen për të

Me një trëndafil në dorë, miqtë, shokët dhe dashamirësit e gazetarit të ndjerë Enrik Mehmeti u mblodhën për ta kujtuar atë në vendin ku kalonte pjesën më të madhe të kohës, pranë gomoneve në mol.

"Për të gjithë ata që e njihnin, Enriku ishte njeriu që priste turistët me buzëqeshje, i përcillte me urimet më të bukura dhe u fliste me krenari për Vlorën dhe Shqipërinë. Me fjalët e tij të ngrohta, ai i ftonte të zbulonin bukuritë e qytetit dhe të vendit.

Edhe pse kishte mundësinë të jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Enriku zgjodhi të kthehej në Vlorë, sepse dashuria për qytetin e tij ishte më e madhe se çdo ëndërr tjetër", raporton gazetari Edi Ruçi. 

"Sot, miqtë e kujtojnë me mall dhe mirënjohje, ndërsa vendi ku ai përshëndeste çdo ditë turistët u mbush me lule dhe emocione. Vlora, qyteti që ai deshi aq shumë, u bë edhe shtëpia e tij e fundit dhe e përjetshme", vijon gazetari. 

Një trëndafil për Enrikun, miqtë mblidhen për të (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos