Bordi për produktet e shportës, Kushtetuesja kalon në shqyrtim padinë e PD, seanca më 31 janar

Nga A2 CNN
2 Janar 2023, 19:00 | Politikë
Bordi për produktet e shportës, Kushtetuesja kalon në shqyrtim

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të marrë në shqyrtim ankimin e bërë nga Partia Demokratike kundër bordit të transparencës e monitorimit të çmimeve të produkteve ushqimore.

Seanca plenare për shqyrtimin e kësaj kërkesë të Partisë Demokratike është caktuar në datën 31 janar në orën 10:00. Në këtë kërkesë të depozituar në 19 shtator të vitit të kaluar, deputetët firmëtarë të Partisë Demokratike kërkojnë shfuqizimin si antikushtetues të akteve ligjore mbi të cilët funksionon bordi që monitoron çmimet e produkteve të shportës.

Palë kërkuese në këtë përballje gjyqësore janë 28 ligjvënës demokratë, ndërsa palë të interesuara Kuvendi, Këshilli i Ministrave dhe Autoriteti Konkurrencës.

Bordi i Transparencës për monitorimin e çmimit të produkteve ushqimore bazë nisi veprimtarinë në 1 prill të vitit të kaluar, për shkak të situatës së veçantë të krijuar në treg, rritjes së menjëhershme e të ndjeshme të çmimit të tyre.

Me herët, deputetët e PD i kërkuan Kushtetueses të shfuqizojë Bordin e Transparencës për çmimin e karburanteve, kërkesë për të cilën ende nuk ka një vendimmarrje nga gjykata për kalim ose jo në seancë plenare.

https://a2news.com/2021/10/26/pd-dorezon-nismen-per-uljen-e-tvsh-se-per-shporten/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi