Ofensiva izraelite, shkon në 7 mijë numri i viktimave në Gaza

Nga A2 CNN
27 Tetor 2023, 09:12 | Bota

Ofensiva izraelite, shkon në 7 mijë numri i viktimave në Gaza

Tri javë luftë mes Izraelit dhe Hamasit e mbi 7 mijë viktima në Gaza. Ushtria izraelite vazhdon sulmet ndaj Rripit të Gazës, me shënjestër militantët e Hamas.

Në shënjestër të ushtrisë izraelite, e cila veçse nga toka, ndihmohet edhe nga ajri me sulme, është zona e Shuja’Ija, ku mendohet se strehohen militantët e Hamasit.

Ndërkohë që edhe zona të tjera, sipas Forcave Mbrojtëse Izraelite, janë goditur po ashtu. Liderët e BE-së kërkuan një ditë më parë, pushim të luftimeve, për të lejuar ndihmat, mbetur në pritje në kufi prej ditësh.

Edhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara thanë se po reduktojnë misionet e tyre në Gaza sepse furnizimet atje, detyrimisht edhe operacionet e shpëtimit, janë bërë thuajse të pamundura.

Hamas konfirmon se gati 50 pengjet e 7 tetorit, janë vrarë si pasojë e sulmeve izraelite, ndërsa 220 të tjerë, janë ende në duart e tyre. Që nga nisja e sulmeve nga Hamas drejt Izraelit, më 7 tetor, kanë mbetur të vrarë 1400 vetë në Izrael e mbi 7 mijë në Gaza.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi