Brazili ndal dërgesat me armë për Ukrainën, nuk do të prishet me Putin

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 08:33 | Bota

Presidenti i ri i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva ka vendosur përmes një dekreti që të ndalë furnizimin me armë dhe municione për Ukrainën.

Sipas të dhënave paraprake nga mediat lokale, Kreu i Shtetit preferon të mbajë një pozicion neutral, duke mos dashur të provokojë Moskën në këto momente, kur pothuajse pjesa më e madhe e vendeve i ka dalë kundër për shkak të ofensivës në vendin fqinj.

Ndërkohë presidenti Da Silva deklaron se nuk ka marrë një kërkesë zyrtare nga qeveria gjermane për dërgimin e tankeve Leopard 2, teksa kancelari Scholz po zhvillon një tur në Amerikën Latine, dhe radha e Brazilit për të vizituar është dita e hënë.

Tanket Leopard 2 ishin kërkesa më e fundit e ushtrisë ukrainase për të përballur furinë e rusëve, ndërsa shumë ekspertë parashikojnë se këto mjete do të jenë vendimtare në kthesën e luftimeve.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi