Brenda botës së “Sugar babies”: Nuk është prostitucion

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2023, 12:47 | Lifestyle

Një program televiziv spanjoll ka treguar botën e atyre që quhen “Sugar babies”, vajza të reja që nuk mund të përballojnë luksin dhe për këtë ato lidhen me burra në moshë (“sugar daddy”) që mund t'i ofrojnë atyre këtë luks, qoftë në këmbim të një marrëveshjeje seksuale ose jo.

Shumë vajza zgjedhin këtë mënyrë jetese për të plotësuar tekat e tyre ekonomike dhe për këtë arsye kontaktojnë me burra më të mëdhenj për të arritur një marrëveshje: para në këmbim të seksit apo shoqërisë.

Ekipi i “El programa de Ana Rosa” ka hetuar “deep web”-in, ku kishte shumë vajza që e reklamonin veten si “sugar babies”. Ai ka folur edhe për sigurinë që ekziston në këto marrëveshje: “Sigurisht që është si çdo aktivitet informal. Zakonisht nuk ka probleme, por fatkeqësisht ka raste të vajzave që kanë pasur probleme shumë të rënda”.

Gazetari ka dashur të sqarojë se “sugar babies” nuk janë prostituta: “Ky nuk është prostitucion, sipas tyre, sepse, siç thonë ato vetë, krijojnë një marrëdhënie afatgjatë me një person që financon stilin e tyre të jetesës”.

Sa i përket marrëdhënieve seksuale në këto marrëveshje, gazetari ka komentuar: “Nuk është gjithmonë e nevojshme, ka raste që kanë takime në të cilat shkojnë për pazar, për darkë... padyshim që përfundojnë duke bërë seks, por jo në të gjitha rastet”.

Programi ka marrë dëshminë e një vajze që i është përkushtuar këtij stili jete: “Kërkoj ndihmë financiare, tani jetoj shumë mirë. Nëse nuk do ta bëja, nuk e di se si do të ishte jeta për mua”.

Në fund, gazetari sqaroi një tjetër ndryshim mes një “sugar baby” dhe një “eskorte”: “Një eskortë kontaktohet nga një burrë në këmbim të parave dhe një “sugar baby” qëndron një kohë të gjatë me të njëjtin burrë që ata zgjedhin”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024