Sa herë jemi kthyer nga një darkë e bollshme, dhe kemi patur vështirësi për të fjetur gjatë natës. Madje, shpesh herë kjo ndodh edhe në prani të një vakti që mendojmë dietik.
Jo gjithmonë mungesa e gjumit ka të bëj me sasinë e vaktit, ose të paktën ky nuk është i vetmi faktor. Nutricionistët kanë përcaktuar një seri ushqimesh që kanë një tendencë më të madhe për të na shqetësuar netët me orë të tëra.
Disa prej tyre janë befasues. Si përshembull, ushqimet aziatike, që mesa duket nuk këshillohen gjatë darkës. Kjo për shkak të një nga përbërësve më të zakonshëm të asaj kuzhinë, salsa e sojës, e cila përmban një substance të quajtur tiraminë. Tiramina asociohet shpesh herë me fillimin e migrenës, dhe lëshon një hormon të quajtur norepinefrinë, që stimulon trurin duke vonuar gjumin.
Edhe me ushqimet tona mesdhetare ka probleme. Ushqime të shëndetshme në vetvete, por jo për gjumin gjatë natës, janë e gjithë kategoria e agrumeve, por edhe vera e kuqe, ndërkohë që pas një ndjenjë gjumi fillestare, të njëjtin efekt sjellin edhe pijet e tjera alkoolike.
Kafja tradicionalisht është një pije që është mirë të mos konsumohet gjatë darkës, por diçka e tillë duhet bërë edhe me çajin jeshil.
Çokollata është një tjetër produkt i lakmuar por përgjithësisht i dëmshëm për gjumin, nga prania e tepërt e sheqerit.
Por ka edhe ushqime që kanë efekt të kundërt. Fruta ekzotike si mango, bananet dhe hurmat përmbajnë triptofanin, element që ndihmon në relaksimin e trupit.
Gjithsesi, disa këshilla janë të përhershme, si ngrënia pak kohë përpara se të shkojmë në krevat, hidratimi i mjaftueshëm gjatë ditës, dhe padyshim një aktivitet fizik i vazhdueshëm. (A2 Televizion)