Caktohen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Tirana për rekord, Vllaznia për të tretën radhazi

Nga A2 CNN
30 Mars 2023, 11:24 | Futboll
Caktohen gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, Tirana

Është hedhur, këtë të enjte, shorti që ka caktuar dy çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, i cili ka vënë përballë Vllaznia-Egnatia dhe Tirana-Teuta.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 26 prill, ndërsa takimet e kthimit do të luhen më 11 maj, kur do të mësohet edhe finalja e këtij edicioni, e cila do të zhvillohet më 1 qershor.

Vllaznia është fituese e dy edicioneve të fundit të Kupës së Shqipërisë. Shkodranët e kanë fituar trofeun 8 herë në histori, ndërsa Tirana mban rekordin me 16 triumfe në këtë event. Teuta e ka fituar 4 herë Kupën, ndërsa Egnatia nuk e ka fituar kurrë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli