Belgjika fitoi 3-2 në miqësoren përballë Gjermanisë. Miqësorja e luksit u zhbllokua në minutën e 8, kur De Bruyne nuk fali para portës dhe kaloi ekipin në avantazh.
Por, spektakli belg sapo kishte nisur. Vetëm 3 minuta më vonë, Lukaku dyfishoi rezultatin. Futbollisti i Interit u bë protagonist dhe në anën tjetër, kur shkaktoi penallti duke prekur topin me dorë. Aty, Fullkrug nuk gaboi dhe ngushtoi diferencat në 2-1.
Në pjesën e dytë, gjermanët ishin më kërkues, por ai që gjeti goli ishte sërish De Bruyne, që realizoi golin e tretë për kombëtaren belge.
Në fund, goli i Gnabry shërbeu thjesht për statistikë dhe çdo gjë u mbyll me rezultatin 3-2. (A2 Televizion)