Pele dhe Maradona “ringjallen” nga teknologjia, i dërgojnë mesazh Messi-t

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 12:43 | Futboll

Mbrëmja gala e CONMEBOL në nder të përfaqësueses argjentinase që fitoi Botërorin e Futbollit, i habiti të gjithë kur falë teknologjisë shfaqi përpara publikut dy legjenda që kanë ndërruar jetë: Pele dhe Maradona.

Duke lëvizur dhe me zërat e tyre të vërtetë, ata kishin një mesazh për Leo Messin.

“Është kënaqësi ta shikosh kur luan”, u shpreh Pele.

“Është lojtar i madh. Lëri të tjerët të flasin, ti mendo ta shijosh futbollin”, tha Maradona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos