Antonio Conte u shkarkua pak ditë më parë nga Tottenham, një vendim që erdhi si pasojë e rezultateve zhgënjyese të ekipit në këtë sezon.
Por, në mediat britanike bëhet e ditur se arsyeja e largimit të trajnerit italian nuk ishin vetëm rezultatet e dobëta, pasi disa prej lojtarëve të Tottenham nuk ishin dakord me taktikat dhe mënyrën e stërvitjes nga Conte, ndërsa një tjetër shkak ishin edhe deklaratat e forta të 53-vjeçarit të para një jave.
Antonio Conte reagoi duke “thumbuar” ata që nuk e kuptojnë pasionin për futbollin.
“Mbi të gjitha, futbolli është pasion. Dua të falenderoj thellësisht të gjitha ata që ishin me mua në këtë rrugëtim me Spurs. I falenderoj të gjitha ata që e vlerësuan pasionin dhe mënyrën time intensive. Një falenderim special për fansat që më mbështetën, nuk do t’i harroj kurrë momentin që më thërrisnin emrin në kor. Dua t’iu uroj më të mirën për të ardhmen”, shkruan Conte në Instagram. (A2 Televizion)