
Arlind Ajeti nuk u preferua në listën e trajnerit Sylvinho megjithatë mbrojtësi shqiptar ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij, Pordenones përballë Pro Sestos në sfidën e vlefshme për Serisë C italiane.
Ajeti realizoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 14-të, teksa goditi saktë me kokë dhe kaloi ekipin në avantazh.
Për shqiptarin ky ishte goli i gjashtë në 28 ndeshje zyrtare që ai është aktivizuar në fushë. (A2 Televizion)