Çanta e të dashurës i shpëton jetën, makina shtypet nga guri gjigant

Nga A2 CNN
12 Janar 2023, 11:01 | Aktualitet

Përmbytje të mëdha dhe shkatërrime ka sjellë në Kaliforni gjatë ditëve të fundit stuhia nga Paqësori. Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar edhe rrëshqitje toke e rënie gurësh në disa zona.

Mes shumë personave të prekur nga kjo stuhi është edhe Mauricio Henao, i cili fatmirësisht është gjallë, ndërsa makina e tij është shkatërruar thuajse tërësisht pasi një gur ra mbi të vetëm pak sekonda pasi ai ishte larguar nga automjeti.

Ai e kishte parkuar makinën e tij rrëzë një kodre, ndërsa po qëndronte brenda. Për fatin e tij të mirë i erdhi një telefonatë nga e dashura, e cila i tha se kishte harruar çantën në makinë dhe i kërkoi t’ia kthejë në shtëpi. “Shkova në shtëpi dhe menjëherë dëgjova një zhurmë të madhe. Dola jashtë dhe pash makinën që ishte shtypur nga një gur i madh”, tregon Henao.

Fatmirësisht, asnjë person nuk u lëndua, ndërsa gurët e rënë nga kodra dëmtuan disa makina që ndodheshin të parkuara në atë zonë.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi