Celibashi: KZAZ-të që kanë përfunduar numërimin për subjektet, nesër të nisin numërimin për kandidatët

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 16:28 | Politikë
Celibashi: KZAZ-të që kanë përfunduar numërimin

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka udhëzuar që ato KZAZ që kanë përfunduar numërimin e votave për subjektet zgjedhore, të fillojnë numërimin për kandidatët ditën e nesërme, në orën 9:00.

Në ato KZAZ ku ka filluar, ose pritet të fillojë numërimi i votave për kandidatët, numërimi do të vazhdojë sot deri në orën 24:00 dhe do të rifillojë nesër në datën 28 prill 2021, në orën 09:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos