Celibashi pret në zyrë Glover: Do të plotësojmë çdo rekomandim të OSBE-ODIHR për zgjedhjet

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 14:02 | Politikë
Celibashi pret në zyrë Glover: Do të plotësojmë

4 ditë pas përfundimit të procesit zgjedhor, shefja e misionit diplomatik të OSBE-ODIHR, Audrey Glover ka zhvilluar një takim me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi. Takimi është zhvilluar në ambientet e KQZ, ku Celibashi vë në dukje se vlerëson raportin e OSBE-ODIHR, e ndërsa thekson se janë të gatshëm për të reflektuar për rekomandimet e bëra.

“Pritëm sot në KQZ drejtuesen e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE-ODHIR, ambasadoren Audrey Glover, zv.shefin e Misionit, z. Stefan Krause dhe ekspertë të tjerë, me të cilët zhvilluam një bisedë të zgjeruar mbi ecurinë e procesit zgjedhor. E falënderova Ambasadoren Glover dhe Misionin e OSBE-së për vëzhgimin e kryer, si edhe vlerësova gjetjet e këtij misioni të shprehura në Konkluzionet e Raportit Paraprak të Vëzhgimit të Zgjedhjeve. Deklarova se KQZ-ja është e gatshme për të plotësuar çdo rekomandim për administrimin e zgjedhjeve të OSBE/ODIHR që do të shprehet në raportin përfundimtar”, tha Celibashi.

OSBE-ODIHR vlerësoi se zgjedhjet shkuan përgjithësisht qetë, ndërsa theksuan se fushata ka qenë thellësisht politike duke cenuar zgjedhjet e qytetarëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/15/glover-fushata-thellesisht-politike-ka-cenuar-zgjedhjet-e-qytetareve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos