
Teksa Partia Socialiste po përgatitet për festimin e fitores, në selinë e Partisë Demokratike mbizotëron qetësia.
Entuziazmi që u vu re menjëherë pas mbylljes së votimit duket se ka rënë dhe mbështetësit e PD janë larguar nga selia.
Aleatët e Partisë Demokrate, Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu ndodhen aktualisht në seli, ndërsa pritet që të gjithë drejtuesit e qarqeve të mblidhen në orën 18:30 me kreun demokrat, Lulzim Basha. (A2 Televizion)