Clinton: E dija që në 2011-tën se Putini do ta pushtonte Ukrainën

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 22:56 | Bota
Clinton: E dija që në 2011-tën se Putini do ta pushtonte

Tre vjet para se të pushtonte Ukrainën, Vladimir Putin i tha Bill Clinton- it se ai nuk ndihej i kufizuar nga Memorandumi i Budapestit që garanton integritetin territorial të Ukrainës .

Ish-presidenti amerikan tha se kjo ishte ajo që presidenti rus i tha atij në vitin 2011 në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Në bisedën e tij, raporton Guardian, Putin ngriti çështjen e Memorandumit të vitit 1994, me të cilin Ukraina, Bjellorusia dhe Kazakistani i kishin dorëzuar Rusisë arsenalin e tyre bërthamor (të mbetur nga epoka e BRSS) në këmbim të respektimit të kufijve.

Memorandumi u nënshkrua në emër të SHBA-ve nga presidenti i atëhershëm Clinton dhe Boris Jelcin si president i Rusisë dhe kryeministri britanik John Major, të gjithë si garantues të marrëveshjes.

Më tha Putini se ai nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëri me Yeltsin dhe se ai nuk e kishte e kaluar marrëveshjen përmes Dhomës së Përfaqësuesve”, tha Clinton të enjten.

“Unë nuk jam dakord, nuk e mbështes dhe nuk jam i detyruar prej tij”, kishte thënë Putin.

Clinton vijoi të tregonte se e dinte që atëherë që pushtimi i Ukrainës ishte thjesht çështje kohe. Dhe, siç e pamë të gjithë, pushtimi ndodhi tre vjet më vonë me pushtimin e Donbasit dhe Krimesë nga Rusia.

Putin argumentoi se kryengritja e Maidan-it e ktheu Ukrainën në një vend tjetër, duke e bërë të pavlefshëm Memorandumin.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani