Forcat çeçene gati të zëvendësojnë mercenarët e Wagner në Bakhmut

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 20:39 | Bota
Forcat çeçene gati të zëvendësojnë

Forcat speciale çeçene Akhmat janë gati të zënë vendin e atyre të Wagner në Bakhmut. Kështu deklaroi lideri çeçen Ramzan Kadyrov në kanalin e tij Telegram pas deklaratës së shefit të Wagner  Yevgeny Prigozhin i cili tha se dëshiron të tërhiqet në 10 maj.

"Luftëtarët tanë janë gati të pushtojnë qytetin," shkroi Kadyrov, cituar nga agjencia e lajmeve Tass.

Më herët lideri i grupit të mercenarëve të Wagner, Yevgeny Prigozhin, kërcënoi me tërheqjen e trupave nga qyteti ukrainas Bakhmut, nëse nuk furnizohet me armatime nga ushtria ruse.

Në një video të siguruar nga Reuters, Prigozhin, i cili njihet edhe si “kuzhinieri i Putinit” pasi dikur drejtonte kompaninë e kateringut të Kremlinit, njoftoi se trupat e drejtuara prej tij do të largohen më 10 maj.

Ndërkohë Rusia ka njoftuar evakuimin "të pjesshëm" të vendbanimeve të pushtuara pranë vijës së frontit në jug të vendit. Ndër vendet që po evakuojnë rusët në rajonin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzia, është edhe qyteti Energodar ku ndodhet termocentrali bërthamor. Kjo u saktësua në Telegram nga Yevgeny Balitsky, guvernator i pjesës së rajonit të pushtuar nga rusët.

https://a2news.com/2023/05/05/tregon-mercenaret-e-vdekur-kreu-i-wagner-njofton-terheqjen-e-trupave-nga-bakhmut-me-10-maj/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Debat nga Alba Alishani