“Çmendet” 40-vjeçari, merr ç’të gjejë përpara dhe i hedh nga ballkoni, dëmtohen makina e dyqane

Nga A2 CNN
18 Maj 2023, 09:23 | Bota

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Selanik të Greqisë, ku një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka shkaktuar dëme të mëdha fizike në disa automjete dhe një dyqan, pasi ka hedhur televizorin dhe sende të tjera të forta nga ballkoni i banesës së tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, kur sipas mediave greke, burri ka dalë në ballkonin e banesës ku jeton dhe ka nisur të hedhë sirtarë, dollapë, madje edhe një televizor në rrugë.

Gjërat e hedhura nga 40-vjeçari kanë shkaktuar dëme në tre makina dhe në fasadën e një dyqani. Policia u thirr në zonë dhe arrestoi 40-vjeçarin në shtëpinë e të cilit gjeti një sasi të vogël kokaine.

https://youtu.be/AdDf7uUWlrM

Ndaj tij është ngritur procedim për drogë dhe dëmtim të pasurisë së huaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos