Sondazh: Sa të kënaqur jeni me cilësinë e arsimit në vend?
  • Shumë 10%
  • Pak 14%
  • Aspak 76%

Del në ankand për një shifër rekord, mikrofoni me të cilin Cardi B goditi fansin që e sulmoi

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 14:58 | Lifestyle

Më 29 korrik, video e reperes amerikane Cardi B që sulmohet me një gotë lëng nga dikush prej publikut teksa po performonte në Las Vegas bëri xhiron e rrjetit.

Reagimi i këngëtares ishte përveçse i ashpër edhe i menjëhershëm. Cardi përdori mikrofoni me të cilin po këndonte për të goditur drejt anëtarit të publikut që e sulmoi, për të rifilluar më pas koncertin, jo pak e mërzitur.

Mikrofoni që përdori Cardi B

Pas reagimit të reperes ndaj polemikave që shpërthyen pas videos, mikrofoni me të cilin ajo goditi fansin agresiv ka dalë në ankand.

Është pronari i kompanisë “The Wave” që organizoi eventin, ai që nxori mikrofonin në ankand, ndërsa shuma e fituar do të dhurohet për bamirësi.

Ai është nxjerrë në ankand në eBay dhe çmimi ka arritur në mbi 99.000 dollarë.

Ditari A2 CNN