"Delta" ul infektimet, Alimehmeti: Masat anti-covid do të varen nga imuniteti i popullatës

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 14:42 | Aktualitet
"Delta" ul infektimet, Alimehmeti: Masat anti-covid do të varen

Vala “Delta” duket se e ka ngadalësuar përhapjen e saj.  Për Ilir Alimehmetin, prej ditësh kanë rënë infektimet ditore, ndërsa kjo javë do të na tregojë nëse ka filluar ulja e kurbës së pozitivitetit ndaj COVID-19.

"Po të shohim kurbën, shifrat janë stabilizuar dhe shpresojmë që dallga të thyhet, na intereson që spitalet mos të jenë në gjendjen e shkurtit. Mesazhi është, në qoftë se nuk jeni të vaksinuar, vaksinohuni”, thotë epidemiologu.

I pyetur në lidhje me masat anti-COVID të cilat janë hequr tërësisht nga disa shtete si Britania e Madhe dhe Danimarka, Alimehmeti thotë se edhe Shqipëria duhet të shkojë drejt lirimit të masave, për shkak të imunitetit të lartë që mendohet se ka arritur dhe popullata shqiptare.

Ende nuk dihet se si do të jetë vjeshta dhe dimri pas valës “Delta”. Megjithatë, Alimehmeti thekson se imuniteti natyral dhe ai përmes vaksinës ndihmon që çdo mutacion tjetër i SARS COV-2 të jetë më pak agresiv. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos