Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Manastirliu zgjidhet Presidente e Sesionit të 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 11:59 | Aktualitet
Manastirliu zgjidhet Presidente e Sesionit të 71-të të Komitetit

Ogerta Manastirliu është zgjedhur si presidente e sesionit të 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, i cili po zhvillon punimet në Kopenhagën.

Për herë të parë, ky pozicion i rëndësishëm i takon Shqipërisë, në një takim të nivelit të lartë ku fokusi është tek përgjigjja ndaj pandemisë COVID-19, Agjendën e Imunizimit 2030, si dhe zbutjen e pabarazive për aksesin në vaksina, por që do të trajtojë edhe çështjet e ridimensionimi të kujdesit parësor, investimin për adresimin e problemeve të shëndetit mendor.

“E nderuar dhe e privilegjuar për mundësinë që Komiteti Rajonal i OBSH-së për Europën i dha Shqipërisë, për të drejtuar Sesionin e 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, që po zhvillohet në Kopenhagën”, u shpreh Manastirliu.

Në takimin, marrin pjesë disa nga ekspertët më të njohur botëror, si Anthony Fauci.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli