Pamje të rënda nga Seria A, dëmtim i tmerrshëm për portierin polak

Nga A2 CNN
13 Nëntor 2022, 21:09 | Futboll

Ndeshja e Serisë A mes Veronës dhe Spezias rezervoi pamje të rënda për tifozët e futbollit.

Portieri polak i Spezias, Bartlomiej Dragowski, pësoi një dëmtim të tmerrshëm, duke i shuar edhe ëndrrën për të qenë i pranishëm në Botërorin që nis pas një jave.

Dragowski doli nga zona për të ndalur një aksion të kundërshtarëve, por vendosi këmbën keq dhe pësoi një thyerje të kaviljes.

Ai u largua me barrelë nga fusha e lojës dhe u dërgua menjëherë në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos