Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Matthew Palmer ka biseduar dje me liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi duke i rikujtuar atyre angazhimin konstruktiv në proceset demokratike të vendit.
Lajmi u bë i ditur nga një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i intervistuar nga Zëri i Amerikës, i cili shtoi se diplomati i këshilloi opozitës të kthejnë vendimin për “dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti, pasi kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma”.
Sipas tij, zoti Palmer i kërkoi opozitës të distancohet nga episodet e dhunës. (A2 Televizion)