Derbi vendimtar për titullin, Tirana përballë Partizanit

Nga A2 CNN
16 Maj 2023, 15:35 | Futboll
Derbi vendimtar për titullin, Tirana përballë Partizanit

Ndeshja e sezonit që mund të vendosi fatin e titullit kampion. Të mekurën luhet derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani.

Me vetëm dy pikë diferencë nga njëra-tjetra, të dyja ekipet do të bëjnë çmos për të marrë maksimumin.

Partizani vjen me moralin e lartë pasi ka fituar 3 ndeshjet e fundit dhe do të rreshtohet në fushë me formacionin më të mirë.

Ndërkohë nuk mundtë thuhet e njëjta gjë për Tiranën kryesuese, që bënë llogaritë pa pesë lojtarë të rëndësishëm. Patrik dhe Nikqi janë të dëmtuar, ndërsa Behiratçe, Hila dhe Hasani, të pezulluar.

Aktualisht, bardheblutë kryesojnë Superioren me 59 pikë, dy më shumë se të kuqtë e Partizanit. Derbi luhet të mërkurën në orën 18:30. Ndërkohë sa i përket dueleve të tjera, Vllaznia do të luajë shansin e fundit për Europë përballë Teutës.

Kuqeblutë, në 4 ndeshjet e fundit, nuk kanë regjistruar asnjë fitore, ndërsa durrsakët do të tentojnë deri në fund për surprizën. Në takimet e tjera, Kukësi luan me Laçin për t’iu larguar zonës së ftohtë. Egnatia përballet me Kastriotin ndërsa Erzeni luan një finale mbijtese me Bylisin.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu