Dhuna ndaj KFOR-it, 3 prej ushtarëve u plagosën me armë

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 12:51 | Kosova
Dhuna ndaj KFOR-it, 3 prej ushtarëve u plagosën me armë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me protestën e dhunshme të serbëve në veri të Kosovës, ku për pasojë mbetën të plagosur mbi 30 ushtarë italianë dhe hungarezë të forcave të KFOR.

Një ditë pas këtyre akteve të dhunshme, ekspertiza ka zbuluar se 3 prej ushtarëve hungarezë të KFOR-it u plagosën me armë zjarri, duke konfirmuar në këtë mënyrë se situata ka qenë edhe më e rrezikshme.

Në njoftimin dërguar mediave, misioni paqeruajtës i NATO bën me dije se tre ushtarët nuk kanë plagë vdekjeprurëse. Ndërkohë mësohet se një ekip mjekësh nga Hungaria ka udhëtuar për në Kosovë për t’iu ardhur në ndihmë të plagosurve.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR njoftoi se 30 ushtarë, mes tyre 19 hungarezë dhe 11 italianë u plagosën në përleshjet e një dite më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos