Sondazh: A ju shqetëson lënia në harresë e Bibliotekës Kombëtare?
  • Po 100%
  • Jo 0%
  • Nuk më intereson 0%

Kurti-Vuçiç i japin fund tensioneve në Bratislavë? Po tentohet takimi

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 12:38 | Kosova
Kurti-Vuçiç i japin fund tensioneve në Bratislavë? Po

I dërguari i posaçëm I Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, po përpiqet të organizojë një takim mes dy udhëheqësve, Albin Kurti dhe Miroslav Lajcak, ne mesin e tensioneve që kanë shpërthyer në veriun e Kosovës. Planet janë që takimi të mbahet në Bratislavë të Sllovakisë.

Siç pohojnë burime diplomatike, iniciativa mbetet në kuadër të një “ideje dhe përpjekjeje, dhe nuk ka konfirmime nga palët nëse janë të gatshme për një takim të tillë”. Bratislava përmendet si vendtakim I mundeshim mes Kurtit dhe Vuçiç, pasi që të dy janë ftuar të marrin pjesë në konferencën për siguri globale, Globsec, që po zhvillohet në Sllovaki.

Kryeministri Kurti kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë në një panel të martën pasdite por nga Qeveria e Kosovës thanë të martën, se pjesëmarrja e kryeministrit në këtë konferencë në Sllovaki, mund të anulohet. “Ka qenë e planifikuar që Kurti të shkojë. Por, për shkak të zhvillimeve në vend është shtyrë pjesëmarrja. Nuk është vendosur ende nëse do të marrë pjesë ose jo”, citon Evropa e Lirë, qeverinë e Kosovës.

Sakaq, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është parashikuar të marrë pjesë në një panel të mërkurën, me temën: “Rruga e hapur – Ballkani Perëndimor kthehet në punë”. Në këtë panel do të jetë i pranishëm edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Pas një dite të zjarrtë përleshjesh të dhunshme, me pasojë plagosjen e të paktën 30 ushtarëve të KFOR e disa protestueseve, manifestimet vijojnë edhe sot në komunat me shumicë serbe, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok. Megjithatë, në komunën e Zvecanit, prej nga erdhën edhe skenat e dhunës kundër policisë dhe trupave të KFOR, situata është e qetë, dhe protestuesit janë më të paktë në numër. Ndërtesa e komunës vijon të ruhet nga trupat paqeruajtëse.

“Situata mbetet e brishtë pore qetë”, vlerëson policia e Kosovës e cila fton qytetarët të mos bien pre e thirrjeve për protesta të dhunshme dhe provokime. Sipas Policisë, protestues, individë “dhe grupe kriminale, me dhunën ekstreme të shfaqur, kanë bërë që situata në aspektin e sigurisë në veri të vendit të përshkallëzohet dhe të degradojë deri në rrezikim të jetës së njerëzve, përfshirë jetën e zyrtarëve të institucioneve të sigurisë”.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës mohoi raportimet e disa mediave në Serbi se protestuesit në veri dhe misioni iNATO-s, KFOR, kanë arritur marrëveshje për tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga Zveçani. Sipas marrëveshjes së pretenduar, protestuesit e ndaluar një ditë më parë, do të liroheshin. “Lajmi që qarkullon në media nuk qëndron”, citon Europa e Lirë Ministrinë e Brendshme në Kosovë.

Serbët po kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë dhe kërkojnë tërheqjen e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga veriu i shtetit. Policia e Kosovës bëri të ditur se po heton të gjitha rastet e dhunës në veri të vendit, ndërsa ka ndaluar5 persona të dyshuar. 

https://a2news.com/2023/05/30/media-izraelite-grupi-wagner-eshte-nisur-per-ne-kosove/
https://a2news.com/2023/05/30/plagosja-e-ushtareve-ne-zvecan-kasapi-komandanti-i-kfor-nuk-pranoi-heqjen-e-simboleve-te-kosoves/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli