Sondazh: Cilat janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e një fëmije?
  • Edukimi shkollor 11%
  • Kujdesi familjar 84%
  • Ndikimi i shoqërisë 5%

“Kosova është Serbi”, Djokovic: Si djali i një babai të lindur në Kosovë, kam detyrime

Nga A2 CNN
30 Maj 2023, 10:53 | Kosova
“Kosova është Serbi”, Djokovic: Si djali i një babai

Tenisti serb, Novak Djokovic, ka folur edhe njëherë për mediat ndërkombëtare pas deklaratës nacionaliste që bëri një ditë më parë, ku pas ndeshjes me Aleksandar Kovacevic në Roland Garros iu drejtua kamerës, duke shkruar: “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaleni dhunën”.

“Kjo është më e pakta që mund të bëjë. Kam detyrimin si figurë publike të jap mbështetjen time. Si djalë i një babai të lindur në Kosovë, ndjej nevojën për të dhënë mbështetjen time për Serbinë. Nuk e di se çfarë do të sjellë e ardhmja për popullin e Kosovës dhe të Serbisë, por në situata të tilla duhet të tregosh unitet”, përforcoi mendimin e tij Djokovic.

Megjithatë, tenisti serb u shpreh se është kundër dhunës dhe se çështjet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.

“Më vjen shumë keq për situatën aktuale në Kosovë. Ajo është zemra e Serbisë dhe qendra e shumë ngjarjeve të rëndësishme të vendit tonë. Beteja të mëdha kanë ndodhur atje, si dhe tempujt dhe manastiret janë të vendosura në këtë territor”, përfundoi tenisti.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi