Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u shpreh optimist për fundin e lumtur të dialogut mes Kosovës e Serbisë. “Kemi të bëjmë me një propozim shumë të peshuar të Gjermanisë dhe Francës dhe që mbështetet nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë kuadër besoj që ky proces do të përfundojë së shpejti me sukses”, tha Scholz në një konferencë për mediat pas një takimi me kryeministrin Edi Rama në Berlin. (A2 Televizion)
Dialogu Kosovë-Serbi, Scholz: Plani franko-gjerman i peshuar, procesi do të përfundojë me sukses
