Tirana është qyteti që deri më tani ka emrat zyrtarë për primaret e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 14 majit. 7 kandidatët, sipas rendit alfabetik janë Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Julian Deda. Prej ditësh ata kanë nisur takimet me demokratët, madje kanë qene edhe protagonistë në media. I ftuar në Debat nga Alba Alishani, doktor Ilir Alimehmeti, pjesë e Këshillit Kombëtar të PD, u shpreh se Tirana ka nevojë për një produkt bio, që nuk ka një ushtri nga pas për imazhin. Ai tha se kush ka mbështetjen duket aktualisht në sondazhe, e rrjetet sociale, por do të duket edhe në primaret e PD, si dhe në 14 maj, dita e zgjedhjeve lokale. (A2 Televizion)
Doktori që synon bashkinë: Tiranën e ka marrë malli për produktin bio, pa "ushtarë" nga pas
