Sondazh: Si e vlerësoni terapinë në çift?
  • E kam provuar, e dobishme 25%
  • E padobishme 0%
  • S' e di,nuk e kam provuar 75%

Droni shpërthen afër Moskës, “beteja e madhe” brenda 10 ditëve, Ukraina është gati

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2023, 16:17 | Bota
Droni shpërthen afër Moskës, “beteja e madhe” brenda

Një dron ka shpërthyer në një qytet të Rusisë, rreth 180 kilometra në juglindje të Moskës. Lajmin e konfirmoi guvernatori në Kaluga, Vladislav Shapsha, në kanalin e tij në telegram. Ai nuk sqaron se kujt i përkiste droni, por vetëm njofton se shpërthimi ka ndodhu në orën 5 të mëngjesit në një lartësi prej 50 metrash në një zonë pyjore, jo të banuar. Ky zhvillim vjen mes raportimeve se brenda 10 ditëve të ardhshme, Rusia parashikon të nisë një ofensivë të re në shkallë të gjerë. Kështu shkruan “Financial Times”, që citon një këshilltar të ushtrisë ukrainase.

Sipas medias prestigjoze, “Kievi ka marrë të dhëna të inteligjencës shumë të besueshme” për qëllimet e Federatës Ruse për të nisur një sulm të madh. “Financial Times” liston pushtimin e të gjithë Donbasit, si synimin kryesor të kësaj ofensive të re.

Në anën tjetër, ushtria e Kievit po përgatitet për të kundërshtuar forcat ruse. Ministri i mbrojtjes në largim, Oleksii Reznikov, thotë se jo të gjitha armët perëndimore nuk do të kenë mbërritur në Ukrainë, po premton se vendi i tij ka mjaftueshëm rezerva për të përballuar “betejën e madhe”.

Presidenti Volodymyr Zelensky njoftoi se aktualisht trupat e tij po luftojnë ashpër në Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman. Sakaq, armët perëndimore janë rrugës dhe në Poloni mësohet se kanë mbërritur tanket e para “Leopard 2”, të dhuruara nga Kanadaja.

Tashmë pritet që forcat e NATO-s të stërvisin dhe mësojnë trupat ukrainase për përdorimin e tyre. Ndërkohë, një detaj interesant është zbuluar për kreun e kishës ortodokse ruse, Patriarkun Kirill, mbështetës i zjarrtë i presidentit Vladimir Putin.

Disa media ndërkombëtare, duke u bazuar në një dosier të policisë federale zvicerane, raportojnë se Kirill ka shërbyer përgjatë viteve ‘70 si agjent në KGB-në, shërbimin e inteligjencës të Bashkimit Sovjetik. Emri i tij I koduar ka qenë Mikhailov dhe për një kohë ka jetuar në Gjenevë ku përfaqësonte zyrtarisht Kishën Ortodokse të Moskës në Këshillin Ekumenik të Kishave.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani