Dumani: Krimi në Shqipëri është sofistikuar! Problem Dubai, vatër e kriminelëve shqiptarë

Nga A2 CNN
26 Maj 2023, 11:43 | Aktualitet
Dumani: Krimi në Shqipëri është sofistikuar! Problem

Në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani ka vënë në dukje se krimi në Shqipëri është sofistikuar. Ai vë theksin se grupet kriminale që drejtohen nga shqiptarët po konsiderohen nga ndërkombëtarët si banda një ndikim të madh, që kanë një shtrirje përtej rajonit, madje sipas tij, ato kanë krijuar lidhje të ngushta me vendet e origjinës së kokainës, konkretisht në Amerikën Latine.

Një tjetër shqetësim, sipas Dumanit, është fakti se në Dubai po qëndrojnë një numër i lartë i kriminelëve që në Shqipëri janë në kërkim.

“Kemi vënë re një rritje e sofistikimit të kryerjes së veprave penale. Grupet kriminale të drejtuara nga shqiptarët po konsiderohen nga ndërkombëtarët me një ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare, kryesisht kanabis dhe kokainë, janë aktive në rajon, por edhe BE-ja, Turqi SHBA. Këto kanë qasje të drejtpërdrejtë në vendet e origjinës së kokainës duke krijuar një lidhje të  fortë me organizatat kriminale në Amerikën Latine. Shihet një tendencë e lëvizjes së parave në vende jashtë juridiksionit shqiptarë, në parajsa fiskale duke rritur vështirësinë e gjurmimit, ka edhe sisteme informale të dërgimit të parave. Problematik fakti që në Emiratet e Bashkuara Arabe, në Dubai qëndrojnë një numër të madh të kërkuarish për vepra penale krim i organizuar që nuk po jepet një miratim për ekstradimin e tyre. Nisur nga kjo, kemi 28 procedime penale të nisura kryesisht”, tha Dumani.

https://a2news.com/2023/03/28/trafiku-i-kokaines-raporti-i-spak-zbulon-tregun-e-grupeve-shqiptare-dhe-ku-fshehin-parate/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli