Dy të rinj përplasen me Jet Ski në Himarë, njëri transportohet me helikopter drejt Tiranës

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 21:46 | Kronikë
Dy të rinj përplasen me Jet Ski në Himarë, njëri

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasditen e së martës ndërsa duke ishin duke bërë xhiro me Jet Sky në zonën e Llamanit në Himarë, së bashku me dy shokë të tjerë.

Sipas të dhënave paraprake, dy të rinjtë dyshohet se janë përplasur me mjetet lundruese dhe kanë marrë plagë të rënda.

Për pasojë 16-vjeçari K.Xh. banues në Tiranë ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe në kokë dhe është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Tiranës, ndërkohë që plagë ka marrë dhe shoku i tij D. K., 17 vjeç.

Menjëherë drejt tyre kanë shkuar pushuesit e tjerë dhe policia të cilët i kanë nxjerrë në breg.

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërteten.

Në vijim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për shtetasin U. K., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos