All - Scripts - 1
All - General - 1

1 mln euro të sekuestruara në 2023, fluksi veror stimulon tentativat e paligjshme në kufi

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 14:07 | Kronikë
1 mln euro të sekuestruara në 2023, fluksi veror stimulon tentativat e

Fluksi i hyrje-daljeve kryesisht për qëllime turistike nëpërmjet pikave kufitare, po rrisin paralelisht edhe tentativat për paligjshmëri të ndryshme ne kufi, midis të cilave edhe kontrabandën e vlerave të mëdha monetare.

Vetëm gjatë javës së fundit në Portin e Durrësit janë identifikuar dhe goditur 3 raste të tentativave për të futur vlera te konsiderueshme valutë të huaj, kryesisht në euro të padeklaruara. Për çdo rast të goditur policia ka përdorur  thuajse të njëjta metoda zbulimi.

Informacion i marrë në rrugë operative, mbajtja nën survejim e të dyshuarve, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kontrolli me skaner dhe fizik i automjeteve.

Që nga fillimi i vitit, vetëm në Portin e Durrësit janë zhvilluar 10 operacione që kanë ndaluar futjen e paligjshme të valutave të huaja në vendin tonë me një shumë totale që arrin në 1 milionë euro.

Pjesa më e madhe janë gjetur të fshehura në autobusë, furgon dhe kamionë, ndërsa mekanizmi i përdorur ka qenë thuajse i ngjashëm.

Ndërsa të arrestuar, janë kryesisht shoferë të automjeteve por edhe pronarë të agjensive të transportit për mosdeklarim të vlerave monetare në kufi. Sakaq Prokuroria në asnjë rast nuk ka mundur të identifikojë pronarët e vërtetë të valutave, ndërsa të arrestuarit në flagrance vijojnë të bëjnë të paditurin. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 7

Latest Videos