Sondazh: Cilat janë aktivitetet tuaja gjatë fundjavës?
  • Sport 13%
  • Me miqtë dhe familjen 53%
  • Rri në shtëpi 33%

Sherr për motive të dobëta, vritet me kaçavidë 26-vjeçari në Bulqizë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 08:02 | Kronikë
Sherr për motive të dobëta, vritet me kaçavidë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në fshatin Shupenzë të Bulqizës. Mësohet se një konflikt për motive të dobëta mes dy të rinjve, banues në Homesh, është përshkallëzuar në përdorimin e armëve të ftohta. Gjatë konfliktit 30-vjeçari me iniciale D.D. ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin D.M.,,  i cili si pasojë e plagëve  ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe arrestuan autorin e ngjarjes shtetasin D.D.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani