Sondazh: Të bëhesh i pasur në Shqipëri është:
  • E lehtë 9%
  • E vështirë 64%
  • E pamundur 27%

Himara në protestë për arrestimin e Fredi Belerit: Të dëgjohet vullneti i popullit

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 11:13 | Kronikë
Himara në protestë për arrestimin e Fredi Belerit: Të

Qindra himariotë kanë protestuar kundër arrestimit dhe moslejimit të betimit të kryetarit të bashkisë së Himarës, të zgjedhur në votimet e 14 majit, Fredi Beleri. Në mbështetje të kësaj proteste kishte ardhur edhe kryetari i bashkisë së Athinës, Kostandino Bakojanis si dhe kryebashkiakë të Selanikut, Igumenicës, Korfuzit etj.

Protesta nisi me një mesazh audio, që Beleri kishte regjistruar nga ambientet e paraburgimit për mbështetësit e tij. Për ish-ministrin e drejtësisë Ylli Manjani, arrestimi i Belerit është i paligjshëm dhe nuk ka asnjë provë konkrete ndaj tij.

Ndërsa kryebashkiaku i Athinës në fjalën e tij kërkoi që të respektohen të drejtat e Belerit për t’u betuar si i zgjedhuri i popullit të Himarës.

Mosrespektimi i këtyre të drejtave sipas kryebashkiakut të Athinës do të kenë pasojat e veta për Shqipërinë në rrugën e saj për në Bashkimin Evropian.

Ndërsa kryetari i Partisë për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Duke, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të dëgjojë komunitetin himarjot teksa kërkon dhe të respektohet zgjedhja e tyre e votës së lirë. Protesta vijoi dhe u mbyll e qetë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli