Një i moshuar dyshohet se është vetëmbytur në lumin buna në Shkodër. Policia njofton se “ka marrë njoftim nga familjarët e shtetasit N. Ç., 75 vjeç, banues në lagjen "Vojo Kushi", Shkodër, se mund të jetë vetëmbytur”.
Shërbimet e Policisë kanë nisur menjëherë kontrollet. Ndërkohë janë njoftuar edhe polumbarët e RENEA-s, me qëllim gjetjen e këtij shtetasi. (A2 Televizion)