AMP kallëzon Operacionalen, u gjet linjë e pautorizuar interneti në godinë

Nga A2 CNN
15 Gusht 2023, 15:22 | Kronikë
AMP kallëzon Operacionalen, u gjet linjë e pautorizuar interneti

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me një kallëzim që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë ndaj strukturës së forcave operacionale.

Mësohet se kallëzimi është bërë për një lidhje interneti që është zbuluar në godinën e tyre dhe dyshohet se përdorej nga agjentë të forcave operacionale.

Kallëzimi i AMP është bërë para se ish-shefi i Operacionales, Oltian Bistri të arrestohej. Nuk dihet nëse ky kallëzim do të rëndojë apo jo akuzën për Bistrin, i cili në dosjet e SPAK u shfaq duke bashkëpunuar me personazhe të botës së krimit dhe biznesmenin Pëllumb Gjoka i arrestuar si porositës i disa vrasjeve.

Kjo linjë dyshohet se ishte e pa deklaruar dhe është përdorur për të mos lënë gjurmë në IP në momentin që një agjent kryente veprime nga ajo linjë interneti. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se linja ka qenë e instaluar prej më shumë se njëviti. Kallëzimi në prokurori është bërë për shpërdorim detyre dhe përdorim i linjave të paautorizuara .

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Edicioni informativ nga Suela Demiri