Bashkimi Europian do të dislokojë një ndihmë për 400 milionë eurosh për Slloveninë e dëmtuar rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit, të cilat iu morën jetën të paktën 6 personave.
Lajmi u dha nga vetë presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila ishte personalisht për një vizitë në zonat më të prekura nga përmbytjet.
“Ne do të ndajmë 400 milionë euro nga Fondi i Solidaritetit, 100 milionë këtë vit dhe 300 milionë vitin e ardhshëm. Qeveria sllovene do të jetë gjithashtu në gjendje të tërheqë 2.7 miliardë euro ndihmë financiare nga Fondi i ardhshëm i BE-së dhe 3.3 miliardë euro nga Fondi i Kohezionit”, tha von der Leyen.
Gjatë kësaj vizitë, Von der Leyen shoqërohej nga kryeministri slloven, Robert Golob, i cili përsëriti edhe njëherë se situata në vend është alarmante pasi dhjetëra mijëra shtëpi janë përmbytur duke lënë këto familje pa një strehë.
Sipas Golob, përmbytjet që përfshinë Slloveninë, gjatë javës së kaluar, ishin më të këqijat në 30 vitet e fundit dhe kthyen 2/3 e territorit të vendit në një liqen të madh. (A2 Televizion)