Spiun i Rusisë, Gjermania arreston zyrtarin e lartë

Nga A2 CNN
10 Gusht 2023, 07:52 | Bota
Spiun i Rusisë, Gjermania arreston zyrtarin e lartë

Një zyrtar qeveritar është vënë në pranga në Gjermani, nën akuzën se i ka transmetuar informacione sekrete në Rusi.

Burri i identifikuar si Thomas H. punonte në një zyrë që merrej me pajisje ushtarake dhe teknologji informacioni. Ai mendohet se me iniciativën e tij shkoi në ambasadën ruse në Berlin, si dhe në konsullatën e saj në qytetin e Bonit, ku ofroi shërbimet informuese.

“Prokurori federal ka arrestuar një oficer gjerman me dyshimin se punonte për një shërbim sekret të huaj”, shkroi Ministri i Drejtësisë, Marco Buschmann në platformën e mediave sociale X.

Ai u arrestua në Koblenz në Gjermaninë perëndimore, dhe shtëpia dhe vendi i tij i punës u kontrolluan më pas nga policia.

Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji që nga pushtimi rus në shkurt të vitit të kaluar. Në janar, një tjetër shtetas gjerman u arrestua nën dyshimin për tradhti. Burri, i identifikuar si Arthur E, mendohej se ishte lidhur me një punonjës të shërbimit të inteligjencës së jashtme gjermane (BND), i cili u arrestua në dhjetor për spiunazh në favor të Rusisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos